Pasi u fol gjatë për kalimin e Marina Vjollcës në TvKlan, televizioni e ka konfirmuar në mënyrën më të qartë përmes spotit që prezanton sezonin e ri dhe fytyrat e reja që i janë bashkuar ekranit kombëtar.
Me moton “Emrat më të mirë, në ekranin më të madh”, gjatë minutazhit të spotit që reklamon fillimin e sezonit të ri më 4 shtator, ndoshta më shpejt seç e prisnim, shohim veç gazetarëve dhe prezantuesëve ekzistues edhe të rinjtë në këtë televizion, Arjola Shehu, Nevina Shtylla, e cila i është bashkuar këtij ekrani që me Maratonën e Këngës dhe biondja e bukur që pas shumë vitesh lë Procesin Sportiv për një program të ri.
Flitet për një spektakël muzikor të ngjashëm me Taratata, që Armand Shkullaku ka menduar ta importojë nga televizioni francez ku që prej vitit 1993 shfaqet në France 2.
Ky program do i japë Marinës rolin kryesor në prezantim, ndryshe nga përvoja e mëparshme kur ajo ishte shoqëruesja e Edi Manushit në programin sportiv.
Ndërkaq nga spoti shohim që sezoni i ri 2017-18 risjell në ekran Blendi Fevziun, Ardit Gjebrean, Arian Çanin, Alketa Vejsiun, Rudina Magjistarin, Aldon Lipen, Klea Hutën, Eni Çobanin, folësit Reiz Çiço dhe Drini Zeqo…Një familje më e madhe televizive, që siç përcillet përmes spotit, synon të shkojë në të gjitha shtëpitë e shqiptarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=lTQZhcCs8to
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...