Marina Vjollca i kthehet së shpejti ekranit?

01:44 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Kanë kaluar 4 muaj që nga përfundimi i spektaklit “C’est la vie”, i prezantuar nga Marina Vjollca në periudhën kohore nga nëntor 2017 deri në janar të këtij viti.

Ajo ka vazhduar të jetë e shumë komentuar në media e rrjete sociale, por më së shumti për jetën private. Po me anën profesionale ç’po ndodh?

Burime të “Xing.al” bëjnë me dije se Marina vazhdon të shkojë shpesh në ambientet e televizionit Klan për të punuar.

Mirëpo nuk dihet ende nëse po punon për sezonin e dytë të “C’est la vie” apo së shpejti do e shohim me emision të ri. Cilado alternativë qoftë, e sigurtë është që Marina do na mbajë gozhduar para ekranit me rikthimin e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme