Ajo është bërë nënë për herë të parë në vitin që lamë pas.
Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila përkundër angazhimeve në jetën private po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e përkushtuar në karrierë, shkruan arbresh.info
Marina dhe reperi nga Kosova, Geti janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Marget.
Nga ardhja e saj në jetë të dy kanë vendosur që mos ta ekspozojnë vajzën.
Marina ishte ajo e cila së fundi ka ndarë një imazh të ëmbël, teksa shihet duke e mbajtur në krah të bijën.
Mbishkrimi i fotos ishte shumë i ëmbël, teksa kishte shkruar: Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET. Dashuri e pakushtëzuar.
E vëmendje mori edhe komenti i Getit i cili u shpreh një baba i lumtur.
“Arsyeja pse jetoj”, ka shkruar ai.
Marina vitin e kaluar debutoi suksesshëm në botën e biznesit duke sjellë në Shqipëri një prej markave më të suksesshme ndërkombëtare, Elisabete Franchie. / arbresh.info/
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?