Marina dhe Geti zgjedhin unazat e martesës? (FOTO)

13:30 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në qendrën më të re tregtare në Tiranë.
Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në një qendër tregtare në Tiranë.
Në shoqërinë e një mikeshës së tyre ata u fotografuan nga paparaci në hyrje të ndërtesës, të kuriozuar për trendet e reja të dyqaneve markë, që gjenden në ambientet e brendshme të kësaj qendre. Nisur nga fakti se prej kohësh po përfliten për planin e zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë, lindin dyshimet e para se mbase ata janë vënë në kërkim të unazave speciale të martesës.

Gjithsesi kjo mbetet për t’u thënë nga Geti, dhe prezantuesja simpatike, e cila nga ana e saj ka bërë për vete shumë ndjekës në rrjetet sociale për shkak të profilit të saj. Një gjë është e sigurt, që Getin dhe Marinën i tërheqin shumë qendrat tregtare, aq sa mund të themi se kanë krijuar varësi ndaj blerjeve të veçanta markë.

Më i apasionuari mund të themi është Geti, i cili në profilin e tij zyrtar në Instagram rendit, si një ndër profesionet e tij përveç muzikantit dhe reperit që dihen botërisht, edhe profesionin e fashion designer.

Duket së ata tani po shijojnë bashkëjetesën në apartamentin e reperit në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë, me të gjitha kënaqësitë e tjera që ofron jeta. 35 vjeçari sharmant dhe 26 vjeçarja simpatike e emisionit “Procesi sportiv” ndajnë të njëjtat pasione që janë udhëtimet dhe veshjet plot stil. Le të shohim se si do të na surprizojnë në të ardhmen çifti më simpatik i momentit në showbiz-in shqiptar./Story

screenshot_8 screenshot_7

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme