Google ADS

Marina dhe Geti përgatitjet e fundit për dasmë, zgjedhin unazat e martesës? (FOTO)

18:42 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në qendrën më të re tregtare në Tiranë.

Në shoqërinë e një mikeshës së tyre ata u fotografuan nga paparaci në hyrje të ndërtesës, të kuriozuar për trendet e reja të dyqaneve markë, që gjenden në ambientet e brendshme të kësaj qendre. Nisur nga fakti se prej kohësh po përfliten për planin e zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë, lindin dyshimet e para se mbase ata janë vënë në kërkim të unazave speciale të martesës.

Gjithsesi kjo mbetet për t’u thënë nga Geti, dhe prezantuesja simpatike, e cila nga ana e saj ka bërë për vete shumë ndjekës në rrjetet sociale për shkak të profilit të saj. Një gjë është e sigurt, që Getin dhe Marinën i tërheqin shumë qendrat tregtare, aq sa mund të themi se kanë krijuar varësi ndaj blerjeve të veçanta markë.

Më i apasionuari mund të themi është Geti, i cili në profilin e tij zyrtar në Instagram rendit, si një ndër profesionet e tij përveç muzikantit dhe reperit që dihen botërisht, edhe profesionin e fashion designer.

Duket së ata tani po shijojnë bashkëjetesën në apartamentin e reperit në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë, me të gjitha kënaqësitë e tjera që ofron jeta. 35 vjeçari sharmant dhe 26 vjeçarja simpatike e emisionit “Procesi sportiv” ndajnë të njëjtat pasione që janë udhëtimet dhe veshjet plot stil. Le të shohim se si do të na surprizojnë në të ardhmen çifti më simpatik i momentit në showbiz-in shqiptar./Story

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme