Marina dështon me emision, nuk do ketë sezonë të dytë të “C’est la vie”

23:30 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Mesditën e kuzhinës e marrin djemtë, Alfio Rrotani me kolegun Indrit.

Të njejtin fat do e ketë edhe Nevina Shtylla, e cila nuk do të prezantojë më ‘Jo vetëm modë’, program i cili duket se do mbyllet.

Por, në promon paralajmëruese të sezonit, krahas Nevinës dhe Arjolës mungon një tjetër figurë, që pati vëmendjen qendrore në promot e viti të kaluar si prurje e madhe.

Marina Vjollca, nuk figuron askund në paralajmërimet e sezonit. Duket se ‘C’est la vie’ nuk do ketë sezon të dytë, shkaku i performancës jo fort të mirë në shikueshmëri dhe impakt të dobët tek publiku, si formulë e ricikluar e para 12 viteve.

Orarin e Marinës, të dielave, do e zë Turjan Hyska me kuizin ‘Familja’ i cili do të rivalizojë ‘Portokalli’ nga ora 20:30.

Nuk dihet sigurt nëse Vjollca ka mbetur definitivisht pa program të sajin në sezonin e ri apo do debutojë nga Janari e tutje por me mungesa të tilla të gjata në ekran, vetëm sa po konfirmon zërat që qarkullonin se lëvizja e saj nga Top Channel ishte e gabuar për karrierën.

Nga ana tjetër, jo zyrtarisht mësohet se Luanës do t’i besohet sërish ‘Shiko kush Luan’ në Top, pas sezonit të parë i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme