Google ADS

Mariah Carey shantazhohet nga asistentja e saj me video intime

16:26 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Mariah Carey pretendon se asistentja e saj e ka xhiruar atë pa leje dhe që është detyruar ta padis pasi që ajo po e shantazhonte.

Sipas disa dokumenteve që janë dërguar në gjykatë , Maria thotë që ajo e ka punësuar Lianna Shakhnazarian si asistenten e saj ekzekutive në mars të vitit 2015.

Po ashtu shton se Lianna është punësuar me një rrogë duke filluar nga 250,000 dollarë amerikan, me rritje deri në 327,000 dollarë amerikan.

Këngetarja shton se asistentja e ka kërcenuar me pretendimin që të gjitha “videot intime” do t’i shpërndante në publik nëse nuk e paguante atë me 8,000,000 milion dollarë amerikan që të siguronte një shtëpi për vete dhe për profitin e saj personal.

Me këtë rast Mariah e padit Liannen per shkelje të kontratës dhe ndërhyrjes në privatësi.

Ajo kërkon dëmshpërblime më të mëdha se 3.000.000 milion dollarë amerikan dhe poashtu cdo mall i blerë nga Lianna me paratë e Mariah, do të shpallet e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme