Mariah Carey po shijon lidhjen me Bryan Tanaka! (Foto)

23:43 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Ylli i skenës së muzikës botërore, Mariah Carey duket shumë e lumtur në secilën paraqitje të saj kur është në shoqëri me të dashurin, Bryan Tanaka.
Sigurisht Carey ka një arsye që është kaq e kënaqur në këtë lidhje dhe si duket sjellja e mirë e të dashurit të saj, po e bën atë të dashurohet çdo herë e më shumë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti u panë teksa po darkonin në një nga restorantet e Beverly Hills, në Kaliforni.

Mariah dukej shumë e lumtur, teksa i dashuri i saj po e ndihmonte që të ecte nëpër shkallët e autobusit të saj.

Çifti janë rikthyer bashkë pasi kishin një ndarje të cilët e pati dokumentuar kohë më parë në dokumentarin “Mariah’s World”.

Madje kjo ndarje kishte ndodhur në natën kur Mariah mbajti koncertin “Bowl” të Holliwood-it së bashku me Lionel Richie.

mariah-careys-boyfriend-bryan-tanaka-is-a-gentleman-03

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme