Google ADS

Mariah Carey nuk ia kthen ish-të fejuarit unazën 10 milionë dollarëshe

19:53 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mariah Carey vazhdon ta mbajë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.
Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.

Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre. Packer ishte ndarë nga këngëtarja gjatë pushimeve të tyre në Greqi.

Mirëpo, ajo vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë, të cilën as ish-i fejuari nuk ia kërkoi më, shkruan telegrafi sidoqoftë, Packer e kishte përshkruar lidhjen me Mariah si një gabim.

“Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, kishte thënë ai.

Një burim ka thënë se çifti i dikurshëm nuk i flasin më njëri-tjetrit dhe se Mariah e mban unazën në gishtin e mesit.

Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe./telegrafi/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme