Mariah Carey në krizë ekonomike

23:00 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka qenë duke jetuar në mes të shtëpive të saj luksoze gjatë disa viteve të fundit, dhe së fundi ishte duke jetuar në një pronë që paguante rreth 100,000 euro në muaj në rajonin Coldwater Canyon.

Dhe tashmë Mariah Carey ka vendosur ti zvogëloj këto shpenzime pasi ajo thuhet se ka lëvizur në një shtëpi më të vogël me 8 dhoma gjumi duke e paguar prej 35,000 dollarësh në muaj.

48 vjeçarja aktualisht ka marrë me qera një rezidencë luksoze prej 10.337 metra katrorë në Beverly Hills që më parë ishte nënë pronësinë e Nicki Minaj të cilën këngëtarja Carey e ka kompletuar me një pishinë dhe tarracë në kulm.

Mariah, më parë kishte edhe një pronësi të përbashkët me ish të fejuarin James Packer në Calabasas, ata u ndanë në tetor të vitit të kaluar dhe tashmë këngëtarja është në lidhje me 34-vjeçarin Bryan Tanaka./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme