Prej disa kohësh moderatorja e njohur Ellen DeGeneres po përballet me një lumë akuza nga stafi i saj, por edhe ish-bashkëpunëtorë që e përshkruajnë yllin e televizionit amerikan si të pasjellshme, fyese, njeri toksik dhe shfrytëzuese të paskurpullt.
Pas akuzave të fundit me të cilat Ellen DeGeneres po përballet, një rrëfim nga Mariah Carey duket se po e fundos edhe më shumë atë.
Në një intervistë për Vulture, duke iu referuar një prej paraqitjeve të saj në “The Ellen Show” në vitin 2008, ajo tha se presioni që Ellen i ushtroi për të folur për shtatzëninë e saj, e bëri të ndihej shumë në siklet.
Gjatë paraqitjes së saj në emision, Ellen i ushtroi presion të ngrinin një dolli me shampanjë, për të vërtetuar se nuk ishte shtatzënë. Asokohe Carey kishte pësuar një abort spontan, ndërsa pak kohë pas emisionit, ajo pësoi sërish një abort.
“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, -u shpreh Carey.
Videoja e emisionit po bën xhiron e Twitterit, ndërkohë që Ellen ndodhet në shënjestrën e të gjithëve që pas pretendimeve se shfaqja e saj ka një mjedis toksik pune. Ndërsa “Ellen DeGeneres Show” ndërpreu marrëdhëniet me prodhuesit Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman pas raportimeve për bullizëm, ngacmim seksual dhe racizëm në mjedisin e punës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?