Google ADS

Maria Sharapovës i propozojnë martesë në Turqi, përgjigja e saj është epike

07:12 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tenistja ruse Maria Sharapova ka pranuar një propozim interesant martese nga një fans gjatë një loje ekspozitë, në Stamboll të Turqisë të dielën.

Ylli i tenisit e cila është në një turne si pjesë e përgatitjeve të saj për tu rikthyer në sezonin e ardhshëm, ka bërë një ndalesë në Stamboll për tu përballur me lojtaren vendore, Cagla Buyukakcay, transmeton arbresh.info.

Sharapova ishte bërë gati të shërbente në lojë kur një fans papritmas bërtiti: Maria a do të martohesh me mua?.

Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit në Sallën “Sinan Erdem”.

Ish kampionja e tenisit nuk ka hezituar për tu përgjigjur duke i thënë atij: Ndoshta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme