Moderatori Edi Manushi ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” në Klan.
Ai është pyetur se cilën prej motrave Vjollca preferonte duke qenë se ka punuar me të dyja, si me Marinën dhe me Luanën. Por atij nuk i është dashur shumë kohë të përgjigjet, pasi menjëherë ka thënë emrin e Marinës.
“Të dyja janë të mira, janë shumë interesante, por unë preferoj më shumë Marinën, Marina është më e bukur. Marina është super! Ke parasysh shprehjen t’ia këpusësh kokën? Ashtu është Marina. Sa i përket moderimit të dyja janë komode, por me Marinën kam bashkëpunim më të gjatë, prej dhjetë vitesh tashmë. Çfarëdo projekti t’i japësh ajo e bën. Marina është shumë e mirë”,-u shpreh Manushi.
Ai dhe Marina kanë prezantuar për një kohë të gjatë “Procesin Sportiv” në Top Channel./Klan Tv/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet