Këngëtarja e njohur mundohet që familjen ta mbajë sa më larg mediave, por sot nuk u ka shpëtuar disa pyetjeve për raportin me bashkëshortin e saj.
Ajo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe se ai gjithmonë ka treguar se e pëlqen ashtu siç është.
“Unë desha të vija tela tek dhëmbët dhe i vendosa kur isha shtatzënë me vajzën. Mirëpo Sokoli kur më pa më tha pse i vendosa telat, sepse unë aty e kisha gjithë lezetin tek dhëmbët e shtrembër”, ka rrëfyer këngëtarja. Më pas ajo ka treguar se bashkëshorti i saj në fillimet e lidhjes bëhej paksa xheloz, por tani e di shumë mirë se çfarë personi ka përkrah. Manjola tha se bashkëshorti është shumë krenar për të sa herë që sheh lajme ku ka foto të këngëtares nga plazhi me trupin perfekt.
“Thotë lum unë që kam këtë grua”, ka treguar artistja e njohur. Manjola Nallbani është nënë e dy vajzave, që janë fryt i dashurisë së saj disavjeçare me bashkëshortin. Kujtojmë se këngëtarja në datën 16 maj do të mbajë një koncert recital në katedralen ortodokse në Tiranë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç