Ylli latin, Maluma i është nënshtruar një operacioni. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram, ku shihet në spital. Në postimin e tij, ai zbuloi se do t’i nënshtrohet sërish një operacioni, ndërsa miliona ndjekës i dërguan mesazhe për shërim të shpejtë.
“Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat”, ka shkruar ai. Për fat të mirë, operacioni ka dalë me sukses dhe ai e ka treguar vetë në InstaStory gjendjen e tij të mirë.
Në vitin 2019, ai iu desh t’i nënshtrohej një operacioni parandalues në gju për shkak të këputjes së ligamenteve. Pas kësaj, artisti kolumbian ndau procesin e tij të rikuperimit me ndjekësit e tij teksa u pa duke përdorur paterica për një periudhë.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...