Google ADS

Majko takohet me Daçiç, zbulohet arsyeja që i bëri bashkë dy politikanët

01:31 | 9 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko gjendet në një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyra e shtypit ka shpërndarë disa fotografi, midis të cilave edhe ajo me ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç.

Njoftimi e justifikon kështu foton: “Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z. Ivica Daçiç”.

Fotografia është bërë në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi amerikan.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan z. Donald Trump.

Gjithashtu, Majko mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Mes të ftuarve në aktivitet ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z. Herbert Raymond McMaster, me të cilin Ministri Majko zhvilloi një takim./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme