Majk nuk është ndarë me vajzën e politikanit, sot u panë bashkë

16:40 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Reperi Majk dhe vajza e Nuhedin Nushit, Melita nuk janë ndarë ani pse disa media kanë raportuar se lidhja e tyre ka marrë fund.

Disa burime të lajmi.net bëjnë të ditur se sot ( e hënë ) i kanë parë bashkë në njërin nga kafiteritë të Prishtinës, shkruan lajmi.net

Sipas këtyre burimeve ata ishin parë duke u përqafuar dhe ishin shumë të lumtur pranë njëri- tjetrit.

Lidhja e Majk me Melita Nushin vjen menjëherë pas ndarjes së tij me Majlinda Zekën me të cilën e ka edhe një djalë.

Lajmi.net pati marrë vesh se e dashura e re e Majkit është vajza e Muhedin Nushit.

Kujtojmë se Nushi për katër vite të qeverisjes së Shpend Ahmetit ka qenë drejtor i Administratës, ndërsa në kohën kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës, Dardan Sejdiu, në vendin tij ishte emëruar Nushi. Ai pritet të rikonfirmohet përsëri si drejtor i Administratës edhe në Qeverinë “Ahmeti 2”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme