Majk jo vetëm Roanin, ai ka edhe një fëmijë tjetër

16:43 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Reperi Majk njihet si Don Zhuani i estradës.

Lidhjet e tij të dashurisë ishin të pranishme shpesh në media, shkruan arbresh.info.

Edhe dështimet e tij u diskutuan tejmase.

Por, në fakt lidhja e tij me Majlinda Zeka dhe pastaj të qenurit baba ishin kulmi i lajmeve në mediat rozë.

Epo, Roan nuk është i vetmi fëmijë që ka reperi i cili bën pjesë në label-in ‘Babastars’.

Majk ka edhe një fëmijë tjetër nga një lidhje e kaluar vite më parë.

Këtë e ka bërë të ditur një burim për portalin arbresh.info, duke thënë që ai e ka fshehur këtë gjë nga publiku.

Përndryshe, Majk tani është në lidhje me Melita Nushin me të cilën është kapur ‘mat’ duke u puthur në një ndej private./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme