Majk ia shpreh publikisht dashurinë Melitës në skenë: Të dua!

11:28 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Shumë herë janë fotografuar bashkë në publik, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen.
Fotografitë e tyre bashkë janë komentuar shumë, ndërsa tani reperi ka menduar se ishte koha ta pranojë lidhjen publikisht.

Sipas “faxweb.al” teksa po mbante koncert në një klub, reperi ka ftuar në skenë të dashurën, Melita Nushi dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

“Faleminderit që ekziston zemra ime, të dua shumë”, i ka thënë Majk publikisht të dashurës në skenë.

Në fotografi shihet Majk teksa i dhuron lulen, Melitës dhe e përqafon atë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme