Majk dhe Capital T vazhdojnë të fitojnë milionat

23:17 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Dy reperët më të dashur për publikun shqiptarë janë bashkuar për të sjellur një projekt gjigant.

Capital T dhe Majk  këto ditë ka lansuar këngën ‘Pasha Jetën’ e cila ende pa bërë 24 orë ka arritur shifrën e një million klikimeve në kanalin YouTube, shkruan arbresh.info.

E kjo po vazhdon me ritëm të njëjtë duke arritur në dy milion klikime brenda vetëm dy ditësh.

Majk dhe Capital T i janë gëzuar këtij fakti duke ndarë me fansat lajmin.

Ndërsa, ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i tyre, dyshja në 2011 kishin realizuar edhe një këngë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme