Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli kanë sqaruar dilemën se a i kanë prishur raportet mes vete. Dy këngëtarët e dashur të muzikës popullore ka kohë që nuk kanë ardhur me një duet mes tyre, ashtu që ka pasur thashetheme se i kanë ndërprerë bashkëpunimet.
Këngëtari nga Tetova ka treguar për Prive se ata vendosën të bënin diçka më ndryshe pas bashkëpunimeve të shumta ndërmjet vete dhe kishin zgjedhur këngëtarë të tjerë për duete. Fillimisht, sipas tij, këtë e kishte bërë Shyhretja dhe pastaj ka vazhduar edhe Mahmuti me bashkëpunime të tjera.
“Jo, nuk jemi hidhëruar, por nuk kemi rastisur me një këngë të mirë, po presim kur të vijë momenti”, ka qartësuar Shyhretja.
“E vërteta është se unë dhe Shyhretja bashkëpunojmë, gjatë gjithë verës i kemi rreth 70 për qind të dasmave bashkë”, ka thënë Mahmuti duke sqaruar edhe një herë se bashkëpunimet me këngëtarët tjerë ishin thjesht për të bërë një ndryshim.
Deklarimet e dy këngëtarëve të popullarizuar dëgjoni në videon e mëposhtme. /Prive
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...