Në vitin 2021, Madonna bleu një rezidencë në Hidden Hills prej 12,547 metrash katrorë nga The Weekend.
Mbretëresha e muzikës pop mbylli marrëveshjen me këngëtarin kanadez prillin e kaluar për 19.3 milionë dollarë (17 milionë euro).
Have you seen #Madonna‘s new mansion that she purchased from The Weeknd? Not bad! pic.twitter.com/7EW7aZ9J6d
— Dirt (@DirtDotCom) April 15, 2021
Megjithatë, Madonna e ka vënë përsëri pronën në treg, duke e renditur atë për 25,995 milionë dollarë (24 milionë euro), një rritje-pothuajse për shtatë milionë dollarë (gjashtë milionë euro).
Trevor Wright, një agjent kryesor i ‘The Beverly Hills Estates’ do të vazhdojë me transaksionin.
Madonna shtoi disa pjesë në pronë, megjithatë, shumica dërrmuese e detajeve janë të njëjta.
Sipas detajeve të sugjeruara, 63-vjeçarja bëri përmirësime të vogla të brendshme, jo ndryshime të gjera në pjesën e jashtme.
Ylli shtoi një palestër dhe një studio vallëzimi.
Çfarë përmban rezidenca?
“E ndodhur në gati tre hektarë tokë në një komunitet privat të mbrojtur nga roje, prona mburret me një shtëpi kryesore me shtatë dhoma gjumi dhe një shtëpi të veçantë për mysafirë”, e përshkruan revista “People”. “Brenda, korridori i lartë i hyrjes ka dritare të mëdha dykatëshe, ndërsa dhomat e ndenjes dhe ngrënies kanë secila një oxhak”.
View this post on Instagram
Thuhet gjithashtu se ka një bar të gjerë, një bodrum vere, një kinema dhe një sallë pritjeje.
“Oborri i shtëpisë ka një pishinë me ujë të kripur, një fushë basketbolli të plotë, një banjë dhe një kuzhinë në natyrë”.
Ndërkaq, në pjesën kryesore të shtëpisë përfshihet një kuzhinë e plotë përveç dy banjave dhe dy dhomave të gjumit. /Telegrafi/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...