Madonna ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë kështu gruaja e parë që kryeson në Billboard 200 top 10 çdo dekadë që nga publikimi i albumit të saj debutues, Madonna (1983).
Të nëntë personat që patën sukses para saj ishin burra, transmeton portal arbresh.info
Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo fitoi shtatë çmime Grammy, dhe përveç kësaj, edhe 20 MTV Video Music Awards.
Albumi i saj i fundit, të cilin e publikoi më 24 qershor, përmban 50 hitet e saj më të mira nga vitet e kaluara.
Madonna preku temën se sa shumë ka ndryshuar muzika gjatë dekadave dhe çfarë i mungon më shumë sot.
“Është shumë ndryshe nga fillimi i viteve tetëdhjetë e deri tani. Muzika e viteve tetëdhjetë kishte një naivitet dhe thjeshtësi që më pëlqen dhe më mungon,” tha ajo.
Por, ajo ka shtuar që në kohët e sotme është teknologjia që mund të ndryshojë të gjitha, ta kthejë edhe zërin në një tingull violine./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...