Këngëtarja, Madonna ka zbuluar së fundmi se një mosfunksionim i garderobës tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj.
Gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, Madonna zbuloi se gjatë performancës ikonike “Like a Virgin” në MTV Video Music Awards 1984 desh u ekspozua para audiencës sepse i ra fustani.
“Ishin ditët kur nuk duhet të tregosh të pasmet për të pasur një karrierë”, tha artistja me shaka. “Tani është e kundërta.”
Madonna kujtoi përfaqësuesit e saj në prapaskenë që e konsideruan karrierën e saj “të mbaruar” pas incidentit.
“Nuk ishte as e gjithë prapanica! Ishte si gjysma e një faqe prapanicë,” iu drejtua Madonna audiencës.
Fallon gjithashtu i kujtoi audiencës se “Like a Virgin” nuk ishte menduar kurrë të ishte kënga kryesore albumit, duke qenë se producenti Nile Rodgers donte që ajo të ishte “Material Girl”.
“Ishin ditët ku nuk kisha të drejtë të jepja mendimin tim për asgjë,” reflektoi fituesja e Grammy. “A mund të imagjinoni të ndodhte kjo gjë sot?”/Lapsi.al
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...