Madonna ndahet nga i dashuri 28-vjeçar

10:47 | 27 Prill 2022
A. B.

Mbretëresha e popit, Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Ahlamalik Williams pas tre vitesh së bashku.

63 vjeçja, u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi vendosi se gjërat nuk po funksiononin me balerinin amerikan, 28 vjeç.

Çifti – të cilët kanë një diferencë moshe 35-vjeçare filluan të takoheshin në vitin 2019 dhe Madonna postonte rregullisht fotot me të në mediat sociale.

Por ata nuk janë parë më së bashku që nga janari dhe miqtë thonë se kanë vendosur të ndahen në mënyrë miqësore.

“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes. Ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ka shumë dashuri por për momentin kanë vendosur të ndahen. Ata janë ende në marrëdhënie të mira dhe nuk ka hatërmbetje, por ata kanë qëllime të ndryshme në jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre”, tha tutje burimi i afër me ish-çiftin.

Gjatë romancës së tyre, ajo ndihmoi Ahlamalik të arrinte një marrëveshje fitimprurëse me stilisten Stella McCartney dhe bashkëpunoi me të për një këngë ndërsa ai përpiqej të niste karrierën e tij muzikore.

Ahlamalik u takua për herë të parë me Madonën ndërsa ishte valltar në turneun e saj “Rebel Heart” në vitin 2015.

Lajmet për romancën e Madonnas dhe Ahlamalik u bënë publike për herë të parë në vitin 2019 pasi u shfaqën së bashku në llogarinë e këngëtares së “Ray Of Light” në Instagram.

Megjithatë, babai i Williams, Drue Williams, gjithashtu konfirmoi lidhjen e tyre në 2019 dhe i tha TMZ se djali i tij kishte më shumë se një vit në lidhje me Madonën.

“Dashuria nuk ka moshë. Djali im po jeton jetën, dhe unë jam i lumtur për të”, tha babai i tij, i cili është dy vjet më i vogël se Madonna.

Ndërkohë, Madonna aktualisht është në procesin e punës për një biografi të jetës së saj dhe së fundmi zbuloi se po mbante audicione për projektin.

Këngëtarja dhe kantautori njoftoi shtatorin e kaluar se është bashkë-regjisore dhe bashkë-skenariste e filmit të ardhshëm, të cilin ajo e ka përshkruar si një ‘autobiografi vizuale’. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme