Ajo është njëra prej këngëtareve më me zë të muzikës ndërkombëtare.
Madonna, sot 61 vjeçare, është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme në botë, e cila numëron qindra hite e miliona shitje, shkruan portali arbresh.info
Ajo është emëruar me epitetin diva e muzikës ndërkombëtare, në sajë të karrierës së saj të suksesshme.
E artistja së fundi ka bërë një rrëfim prekës në rrjetin social “Instagram”, ku ka treguar se si një aktiviste e kësaj sëmundje, ka bërë çmos për të ndihmuar personat e prekur nga ky virus.
Ajo ka kujtuar një fjalim të saj që e bëri në një mbledhje fondesh në “Amfar” në vitin 1991, ku kishte treguar se si ishte akuzuar se është HIV pozitiv.
“Unë e bëra këtë fjalim në një mbledhje fondesh në Amfar më 1991. Ishte menjëherë pasi unë u akuzova se isha HIV + pasi kisha qenë një aktiviste që foli haptas dhe pamëshirshëm për epideminë e AIDS-it që dukej se kishte zhdukur një pjesë të madhe të popullsisë globalisht.
Pas më shumë se një dekade hulumtimesh, ilaçe të rëndësishme anti-retrovirale u miratuan dhe ishin në dispozicion dhe më në fund të qenit HIV + nuk ishte një dënim me vdekje. Duket e përshtatshme, tani që jemi në mes të një pandemie tjetër globale dhe për shkak se është Dita Botërore e AIDS-it për të ndarë një pjesë të fjalimit që bëra për të kujtuar miqtë e dashur që kam humbur, por edhe për miliona njerëz që vdiqën dhe vazhdojnë të vdesin për shkak të kësaj sëmundje shkatërruese. Një kujtesë se ne nuk mund të heqim dorë nga lufta! Paqe për të gjithë këta burra që personalisht më frymëzuan”, ka shkruar Madonna.
View this post on Instagram
Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore, Madonna është rikthyer në top lista, nga bashkëpunimi me Dua Lipën dhe Missy Elliott. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...