Madonna ka kritikuar Instagramin, për të cilin thotë se i skllavëron njerëzit në përpjekjet për të fituar aprovimin e të tjerëve.
Intervenimi i këngëtares, e cila ka pothuajse 14 milionë ndjekës në platformën e shpërndarjes së fotove, vjen në kohën kur po dalin në pah efektet e dëmshme që Instagrami mund të ketë, posaçërisht tek të rinjtë, transmeton portali arbresh.info.
“Përfshihesh në krahasimin me njerëzit e tjerë. A duhet të jem ashtu, veproj kështu, apo të dukem kësisoj?”, tha ajo për the Sun.
“A do të më bënte më popullor apo më të suksesshëm? Njerëzit janë skllevër për të fituar miratimet e tjerëve. Unë refuzoj të gjunjëzohem para konvencionales dhe çfarë shoqëria pret nga unë si një grua “.
Madonna, 60 vjeçe, shtoi: “Unë mendoj se Instagram është bërë për t’ju bërë të ndiheni keq”.
Rrjetet sociale pritet që së shpejti të ndeshen me ligje më të forta mes shqetësimeve në rritje në lidhje me sigurinë e fëmijëve në internet, me të cilat kompanitë u kërkohet të japin përparësi mbrojtjes së përdoruesve të tyre mbi interesat komerciale./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek