Madonna ka paditur drejtuesit e ankandit të New York-ut në mënyrë që të ndalojnë shitjen e të brendshmeve të saj të përdorura.
Drejtuesit e ankandit kanë planifikuar të shesin mbi 100 sende personale të Madonna-s përfshi edhe letrën që ish i dashuri Tupac, i ka shkruar asaj gjatë kohës që ishte në burg.
Ankandi është planifikuar për më datë 19 korrik por Madonna po bën të pamundurën ta ndalë atë, duke ju drejtuar gjykatës.
“Mësova nga mediat se ishte planifikuar një ankand me gjërat e mia personale, përfshi edhe letrën e marrë nga ish i dashui im Tupac Shakur. Unë u trondita kur mësova ankandin e letrës pasi nuk e kisha idenë që letra nuk ishte më pronë e imja. Unë kurrë nuk e kam shitur, dhuruar apo transferuar letrën e Shakur”.
Madonna shtoi se konsultenti i artit, ish-miku is aj, Darlene Lutz mund ta ketë vjedhur atë letër nga shtëpia e saj.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve