Thuhet se Dua dhe Madonna do të vijnë me bashkëpunim.
Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson ka dhënë një lajm fantastik për fansat e këngëtares. Teksa fliste për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, Mawson tregoi se Dua ishte ndikuar shumë nga albumi “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price, transmeton lapsi.
Kështu, menaxheri u pyet nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, ndërsa ai rrëfeu se kur e ka takuar në fillim këngëtaren shqiptare, ajo i ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna.
Gjithashtu, Mawson tregoi për një bashkëpunim të mundshëm mes Duas dhe Madonna-s që nëse do të ndodhte, do të thyente rrjetin.
“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë.”- ka treguar ai.
Dua po i ngjit një nga një shkallët e suksesit të saj dhe të gjithë jemi sy e veshë për bashkëpunimin e ri me yllin legjendar të muzikës, Madonna-n.
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...