Shpërthejnë polemikat mes Madonnës dhe Lady Gagas. Shkak është bërë një shprehje e këngëtares 32-vjeçare, të cilën Madonna pretendon se ajo e ka kopjuar prej saj.
“Nëse në një dhomë me 100 persona, 99 nuk besojnë te ty, mjafton vetëm një për të të ndryshuar jetën”, thoshte Gaga. Por përgjigjia e Madonnës ishte e ashpër, duke i kujtuar Lady Gagas që të mos merret me të.
Madonna risjellë një shprehje të saj të viteve 80-të: “Nëse në një dhomë me 100 persona, 99 më pëlqejnë, unë do të mbaj mend vetëm atë që nuk më pëlqeu“, shkruan mbretëresha e Pop-it.
Përplasja mes yjeve të muzikës vjen në një moment të shkëlqyer për Lady Gagan, e cila po korr sukseset e filmit “A star is born”, me interpretimin e mrekullueshëm të Bradley Cooper, shkruan tvklan. Sintonia mes dyshes Cooper-Gaga ka tërhequr goxha vëmendjen e mediave.
“Bradley më ka ndryshuar jetën, është i vetmi që më thërret Stefani, në emrin e vërtetë dhe më ka ndihmuar të largohem nga personazhi që kam krijuar dhe të gjej vetveten”, shprehej Gaga për partnerin e saj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...