Diva e muzikës, Madonna dhe Sam Smith do të bashkëpunojnë së bashku për një projekt të ri i cili do të jetë gati për publikun më 9 Qershor.
Ishte Madonna e cila konfirmoi bashkëpunimin përmes një postimi në rrjetet sociale. Dyshimet e para që dyshja do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin ishte kur Smith javën e kaluar ndau një klip të shkurtër në Twitter në të cilën shqiptoheshin emrat e tyre “Sam dhe Madonna”.
Me titull ‘Vulgar’ kënga e re e dy artistëve pritet të jetë një hit i verës ndërsa Smith u duk se do të paralajmëronte projektin gjatë koncertit që ishte planifikuar më 24 Maj në Manchester.
Por për shkak të problemeve vokale Smith u detyrua të anulonte koncertin në momentin e fundit. Ndërkohë, Madonna ka qenë e angazhuar duke u përgatitur për turneun e saj të ardhshëm Celebration, për të festuar karrierën e saj prej katër dekadash.
Artistja do të udhëtojë në 35 qytete duke filluar që nga 15 Korriku. Pas një sërë shfaqjesh në Amerikën e Veriut, Madonna do të zhvendoset në Evropë, dhe pritet që turneu të përfundojë me Amsterdamin më 1 Dhjetor të vitit 2023.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...