MacKenzie Bezos, e cila u divorcua vetëm disa muaj më parë nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, bëri të ditur se do të japë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi.
Ish-gruaja e themeluesit dhe shefit ekzekutiv të kompanisë Amazon është një nga 19 nënshkruesit e rinj të iniciativës që njihet me emrin “Zotimi i dhënë”, të cilët kanë premtuar të japin për bamirësi, më shumë se 50 për qind të pasurisë së tyre.
Në një letër publikuar të martën MacKenzie Bezos tha se “qasja e saj ndaj filantropisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme”.
Pasuria personale e zonjës Bezos llogatitet në rreth 37 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e 22-të më të pasur në botë, sipas indeksit të miliarderëve që llogaritet nga Bloomberg.
Ish-bashkëshorti i saj Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej rreth 114 miliard dollarësh, nuk e ka nënshkruar ende zotimin, por në një postim në tweeter e ka mbështetur vendimin e ish-bashkëshortes.
Iniciativa “Zotimi i dhënë” u krijua nga miliarderët Warren Buffett dhe Bill e Melinda Gates në vitin 2010.
Ajo kërkon që njerëzit më të pasur në botë të premtojnë se do të japin gjysmën e pasurisë, gjatë jetës së tyre ose ta lënë trashëgimi.
Miliarderë të tjerë që kanë nënshkruar “Zotimin e dhënë” janë Elon Musk, T. Boone Pickens, Michael Bloomberg, Richard Branson dhe bashkë-themeluesi i WhatsApp Brian Acton dhe bashkëshortja e tij Tegan./voa/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...