2 muaj pasi bota e muzikës mbeti në shok për të shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të reperit të talentuar Mac Miller, revista PEOPLE ka nxjerrë dhe versionin zyrtar të autopsisë së tij.
Në fakt, shkaku i vdekjes së artistit u zbulua 3 ditë pasi ai u gjet i pajetë në studion e tij në California por gjithçka u mbajt e fshehtë nga familja të cilët zgjodhën që këtë tragjeti ta mbajnë larg syve të publikut.
Raporti zyrtar i doktorëve mjeko-ligjorë thotë se Miller u gjet në krevat nga asistenti i tij, i ulur në gjunjë, me kokën të futur mes gjunjëve, pozicioni ky që njihet me emrin “pozicioni i lutjes”.
Ai u pëpoq që ti jepte ndihmën e shpejtë këngëtarit derisa ambulance erdhi por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.
Shkaku i vdekjes është mbidoza aksidentale nga përzierja e fentanilit, kokainës dhe alkoolit.
Pra jo sasia që kishte marrë por mënyra si kishte abuzuar me përzierjen e tyre.
Pikërisht overdoza kishte sjellë dhe arrestin kardiak i cili e ka lënë të vdekur në vend.
Gjithashtu konfirmohet fakti që përveç një pluhuri të hollë që është gjetur në vendngjarje, mjekët kanë zbuluar dhë një qese të mbushur me kokrra dhe substance të ndaluara.
Ishte fakt i njohur që reperi luftonte me varësine ë tij ndaj drogës prej kohësh.
Madje ai ishte përballur kohët e fundit, para vdekjes së tij, me një seri rastesh ku përdorimi i substancave i kishte “rrëshkitur nga duart”.
Këto fjalë i ka thënë asistenti i tij, gjithashtu personi më i afërt me të.
Ai pranon se Mac Miller ishte një person i brishtë dhe që ndarja me Ariana Granden ndikoi shumë tek ai.
Ajo çka është me shokuese në vdekjen e tij është se para se të ndodhte, ai kishte qenë duke parë një ndeshje futbolli dhe ishte shfaqur i qetë.
Gjithsesi nervozizmin që e shfaqte herë pas here, mendohej se ishte për shkak të faktit që ndodhej në prag të nxerrjes së albumit dhe muzikës së re, por askujt nuk ja kishte marrë mendja që po atë natë do të mësonin për vdekjen e tij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...