Reperi i njohur Lyrical Son tashmë numëron vite të shumta në skenë dhe falë projekteve që ka sjellë vazhdon të jetë shumë i pëlyer nga publiku.
Por, reperi së fundi ka ndarë rrëfimin e Agron Kajtazit i cili nisi luftën si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një pushkë gjuetie, shkruan portali arbresh.info
Kajtazi kishte marrë pjesë në varrimin e të masakruarve në Izbicë, dhe deri në 7 varrë kishte hapur vetë ai. Pa aty njerëz të djegur e me kokë të prerë.
Ai thotë se UÇK-ja është themeli i shtetit të Kosovës dhe se lufta e saj kishte qenë e pastër dhe shembull për ushtritë në botë.
Postimi i tij i plotë:
LIRIA KA EMËR:
Agron Kajtazi, një djalë i ri nga Drenica, e nisi luftën si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një pushkë gjuetie. Por, nga ideali për liri, ajo i dukej një armë e madhe për t’ia ngrehur këmbën kundër Serbisë. Me duart e tij kishte hapur varret për të masakruarit e Izbicës – njerëz pa kokë, me gjysmë trupi, të djegur. Një përjetim i rëndë për të është edhe rënia e bashkëluftëtarit Faik Dragaj. “Kemi qenë bashkë edhe në shkollë, po edhe me pushkë, në të njëjtën moshë. S’na ka nda dita as nata, derisa na ndau një plumb”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim emocional. #LiriaKaEmer /arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...