Google ADS

Lyrical Son, nga përkthyes i KFOR-it, në këngëtar

23:48 | 21 Korrik 2018
Arbresh.info

Lyrical Son, i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, u ndal në rrëfime për jetën e tij, përveç muzikës, duke treguar se ka kryer punë që askujt s’ia merr mendja për këngëtarin e njohur.

“Unë dikur kam qenë edhe përkthyes i KFOR-it në Kosovë, ndërkohë punoj në një biznes që babai me motrën time e kanë hapur në vitin 2004”, tregoi rreperi i njohur.

Lyrical Son ka rrëfyer se cilët janë miqtë e tij më të mirë në muzikë dhe raportin e veçantë me Mc Kreshën.

“Unë me Kreshën, jemi më shumë se bashkëpunëtorë. Gjithçka që kemi sot në muzikë, e kemi realizuar bashkë. Ëndrrat tona të fëmijërisë i kemi bërë realitet. Ai është rreperi më i mirë shqiptar”, tha Lyrical Son.

Top Channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme