Lumturi pafund, Mozzik publikon fotot më të bukura me vajzën e tij

17:44 | 18 Shkurt 2021
A. B.

Reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Ata së bashku me vajzën e tyre kanë zgjedhur këtë destinacion, për të kaluar pak kohë larg rutinës, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, Mozzik ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet pranë vajzës së tij, po duken tejet të lumtur.

“Çika e babait”, ka shkruar Mozzik në përshkrimin e fotove.

Këto pushime të përbashkëta të çiftit të reperëve janë parë si një deklarim publik për ribashkimin e tyre, ndonëse për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme