Google ADS

Lumi B tregon historinë e njohjes me bashkëshorten

13:49 | 25 Qershor 2021
S D

Reperi, Lumi B ka shumë vite që jeton një histori të bukur dashurie, e cila është finalizuar me martesë dhe me një fëmijë.

Reperi prej vitesh është i martuar me Mirandën, dhe ata janë prindër të një djali të quajtur Blin.

Lumi B nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, por i ftuar së fundmi në një intervistë ka rrëfyer disa detaje.

Ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij dhe historia e tyre nuk është aspak e zakonshme.

Reperi zbuloi se me bashkëshorten, Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare.

Ai tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme