Google ADS

Luizi tregon çka po ndodh me Instagramin e tij

13:18 | 18 Maj 2023
A. B.

Para dy ditësh profili i fenomenit, Luiz Ejlli u zhduk nga Instagrami.

Sot, Ejlli ka dalë me një reagim lidhur me këtë, shkruan Arbresh.info

Këngëtari , u shpreh se nuk merr vesh nga ‘Instagrami’, por që beson se tashmë nuk do të ketë probleme lidhur me këtë.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk është nevoja të shqetësohen lidhur me këtë.

“Çapaçula mos u mërzisni për Instagam-in se këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga ku di unë, se unë nuk marr vesh për Zotin nga Instagram-i. Por besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të tanve, ju dua fort”, tha Luzi në videostoryn e tij.

Përndryshe, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pothuajse secilin veprim që bën. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme