Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli është një prej personazheve më të komentuara dhe më në qendër të vëmendjes aktualisht.
Këngëtari nga Shkodra u konsiderua fenomen i lojës në BBVA dhe fama e tij kaloj çdo parashikim duke arritur shifra rekord.
Gjatë kohës së tij në BBVA, shumë persona dolën publikisht duke e përkrahur dhe duke u thirrur si shokë të tij, por për disa prej tyre Luizi në disa intervista tha se e shfrytëzuan dhe se nuk janë miqtë të tij të afërt.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi një zhurmë të madhe duke bërë që Luizi të bënte një reagim së fundmi në InstaStory.
Ejlli tha se ai asnjëherë nuk i harron personat që i qëndruan afër kur kishte më së shumti nevojë.
37-vjeçari tha se një falënderim të veçantë tha se ka për publikun e tij që po e mbështetën nga fillimi e vazhdojnë ta bëjnë akoma.
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk e kisha askënd. Ata që nuk ka kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im, Ju do Luizi fort”, ka shkruar Luizi.
Ndërkohë, krahas fitores në BBVA, këngëtari ka nisur tashmë angazhimet edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...