Këngëtari Luiz Ejlli është nervozuar shumë mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi atij i dështoi parashikimi që kishte bërë për një nga banorët e burgosur (që njëri prej tyre do të largohej), e që vëllai i madh ua shndërroi në mision që t’i gënjejnë banorët e tjerë në mënyrë që të fitojnë lirinë.
E pasi pa se parashikimi nuk i shkoi siç duhet dhe se “e ka ngrënë” gënjeshtrën e Bledit, Deamishelit, Kristit dhe Qetësorit, Luizi është shfaqur i nervozuar.
Ai iu tha të katërve se nuk duhet të qeshin që e kanë vënë në lojë me një mision të vëllait të madh, pasi do të duhet ta bëjnë me një mision të tyre.
I njëjti pati akuza se produksioni po mban anën e disa banorëve duke thënë: “Kur produksioni mban anën e disa banorëve, aty nuk kam çka futem”.
Në atë moment, ndërhyri moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, e cila ia kujtoi Luizit se edhe ai ka pasur misione nga vëllai i madh të cilat ka arritur t’i përfundojë dhe të mburret me to.
Të njëjtën këshillë, Luizi pati edhe nga banorët tjerë dhe opinionistët, të cilët i thanë se atij nuk duhet t’i ngelë hatri nëse e humb një herë lojën.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua