Pak javë para përfundimit të “Big Brother VIP” mes Efit dhe Luizit ndodhi një debat i ashpër ku Luizi mes të tjerash kritikoi ‘Për’puthen’ si format dhe njerëzit që bëhen pjesë e tij.
Ai tha se konkurrentët që vijnë nga “Për’puthen” janë mashtrues, duke shtuar se s’do ta linte kurrë motrën e tij në një emision të tillë, ku do të njihej me shumë djem në ekran.
Mirëpo, siç ju bëmë me dije më herët sot Luizi u bë vetë pjesë e formatit si opinionist. Këtë sezon personazhe të ndryshme janë ulur në karrigen e opinionistit dhe duket se radha i ka ardhur Luizit.
Sigurisht ai sqaroi deklaratat e tij për vajzat e “Për’puthen” dhe se pse Kristin nuk e sulmoi siç sulmoi ato. Luizi se nuk e dinte që Kristi kishte qenë në një format të tillë dhe se vajzat e “Për’puthen” thjesht i ngacmonte.
“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinjoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e du fort. Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”-tha ai.
I pyetur se cilat do ishin këshillat për protagonistët, Luizi tha se duhet të ndjekin ëndrrat që kanë, pavarësisht komenteve të njerëzve.
“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalët do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse s’e ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”.-tha ai.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...