Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli kishte sonte intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia.
Ai foli për shumë gjëra rreth jetës së tij dhe tregoi se si u ndje për dashurinë e madhe që i fali publiku.
“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.
Luizi ka folur edhe për borxhet e shumëpërfolura dhe hapjen e fondacioni GoFoundMe në emër të tij.
“Unë e kam pranuar që kam disa borxhe për të larë, nuk janë të mëdha. T’i krahasosh me sa kam fituar janë minimale. Unë s’kisha mundësi t’i laja realisht duke marrë parasysh çfarë rroge kisha, qeraja, xhiro ditore, por nuk ia dilja për t’i larë. Dhe sot po, i kam të hequra”, ka deklaruar Luizi.
Ndër të tjera ai nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, i ka dhënë gjatë momenteve të vështira.
“Unë kam qenë brenda që me datë 24 dhjetor dhe as që nuk ia kam pasur idenë për zgjedhjet. Nuk kam ditur çfarë bëhet jashtë, aq më tepër me Benet Becin. Kur kam hyrë brenda atë e kam lënë deputet. Kur mu kërkua të rrëfeja linjën e jetës, unë kam përmendur ata njerëz që më kanë mbështetur, që për hir të vërtetës kanë qenë me gishta. Më kryesori ndër ta ka qenë Benet Beci. Në një pikë kur kisha rënë poshtë ka qenë i vetmi që më ka hapur telefonin dhe më ka takuar”, tha artisti.
Ndër tjera ai tregoi së do të bëj një bashkëpunim me Noizyn, Elvana Gjaten, Yll Limanin dhe Stinen./Arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?