Luizi mban koncertin e parë pas fitores, paralajmëron bashkëpunim me Noizyn

09:44 | 8 Maj 2023
E.H

Fenomeni i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka mbajtur koncertin e parë mbrëmë, të shumëpritur për fansat e tij të shumtë.

Për krah me Luizin ishte edhe reperi i famshëm nga Shqipëria, Noizy i cili ishte i ftuar në të njëjtën diskotekë.

Gjithashtu, Noizy ishte njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të këngëtarit shkodran gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa dhuruan atmosferë për publikun, dyshja njëherësh paralajmëruar para turmës së fansave edhe një bashkëpunim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Fillimisht Noizy tha se është plan një këngë, pastaj dy dhe më pas pyeti publikun: “Po sikur të bëjmë një album?”.

Mes ovacioneve të shumta, ai tha se përtej shakave, Luiz sapo të marrë veten do ta fusë në studio dhe nuk do ta lejojë që të dalë për një muaj prej aty.

Kështu, reperi la të kuptohet se fituesi i Big Brother VIP Albania 2 mund t’i bashkohet label-it OTR së shpejti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme