Nga sot e tutje, Luizi nuk do ketë më aleancë apo miqësi me Efin, por do e shohë atë si kundërshtare, ashtu siç shikon banorët e tjerë.
Duke biseduar me Kiarën, Deamishel dhe Nitën, Luizi u shpreh se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet.
Ai u shpreh se në rast se do ketë në dorë Zinxhirin e Shpëtimit, ai nuk do e shpëtoi Efin. Luizi madje, i kërkoi Kiarës që të mos e shpëtojë Efin, por Elvisin, Keisin, Jorin apo dikë tjetër.
Ky i fundit tha se ka një publik që gjykon dhe e sheh se si është bërë situata brenda. Ai madje tha, se ia kërkoi asaj ta ndërpriste debatin me Efin, sepse ajo u ngarkua shumë emocionalisht dhe u bë gati të dilte nga shtëpia.
Luizi shtoi se me të nuk tallet dot askush dhe se në këtë lojë sheh interesat e veta.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”