Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të formatit.
Angazhimet e këngëtarit shkodran janë shtuar, por ai ka qenë i pranishëm edhe në shumë intervista për të folur për rrugëtimin e tij në BBVA dhe suksesin e madh që ka arritur.
I konsideruar si fenomen për lojën e tij në format, Luizi së fundmi ka folur për të gjitha këto në një intervistë në “Shqipëria Live”.
Mes tjerash Ejlli ka folur edhe për personat që sipas tij e shfrytëzuan deri sa ishte brenda shtëpisë së BBVA e që u shtirën si miq të tij.
“Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në republikën e Shqipërisë”, tha Luizi fillimisht.
Luizi foli edhe për Meridan Ramçaj dhe dy miqtë e tij Jonin dhe Marion që edhe e vizituan derisa ishte pjesë e Big Brother VIP Albania.
“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar. Unë kam shumë shok që kanë bërë shumë dhe nuk kanë patur nevojë as të lyejnë flokët, as të dalin në media, por kanë shkuar kanë marr nënë time, e kanë sjellur në Tiranë dhe pritur jashtë dhe më kanë thënë që mos t’i përmendi asnjëherë dhe ky është shok”, tha Luizi.
“Me Jonin dhe me Marion kam qëndruar shumë vite jashtë, kam dy vite që nuk flas me asnjërin prej tyre, thjeshtë nuk flisnim, ishim shkëputur, u shpreh këngëtari.
Kujtojmë që së fundmi Luizi edhe ka larguar nga lista e miqve në Instagram të tre të lartpërmendurit.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt