Luiz Ejlli nuk ka të ndalur, paralajmëron këngën e re

11:39 | 19 Mars 2024
K.B

Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli ka paralajmëruar këngën e re.

Pas suksesit që po e shijon me këngën e fundit “Kce”, ai ka paralajmëruar se kënga e re mban titullin “Dritë dielli”.

“Vera po afron dhe e ndava mendjen të sfidoj të gjitha linjat e veshjeve ndërkombëtare. Dritë Dielli coming soon”, shkruan fituesi i dytë i sezonit të Big Brother Vip Albania.

Kënga mund të jetë përsëri dedikim për bashkëshorten e tij Kiara Tito, pasi me këtë emër e quante sa ishin në shtëpi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme