Google ADS

Luiz Ejlli e quan hero Faton Hajrizin, përmend thënien e tij “Dy duar për një kry dhe krytë për atdhe”

14:47 | 24 Korrik 2024
K.B

Këngëtari i famshëm shkodran, Luiz Ejlli ka shprehur ngushëllime familjes së Faton Hajrizit, ndërsa atë e ka quajtur edhe “Hero”.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.

Luizi ka ftuar adhuruesit e tij të muzikës me një shprehje të Fatonit në koncertin e tij në Skenderaj.

“Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”./Arbresh.info/

@arbresh_info Luiz Ejlli e quan hero Faton Hajrizin, përmend thënien e tij “Dy duar për një kry dhe krytë për atdhe” #luizejlli #fatonhajrizi #fyyp #viralvideo ♬ original sound – arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme