Google ADS

Luftëtari që rrahu të dashurën pornostare, dënohet me burg të përjetshëm

17:07 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish luftëtari i MMA, i njohur me emrin War Machine (Makina e Luftës) është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kjo ndodhi për shkak të sulmit të tij të tmerrshëm drejt ish së dashurës së tij në vitin 2014.

Ai u dënua me burg të përjetshëm me mundësi lirimi me kusht pas 36 vjetësh, kur do të jetë 71 vjeç.

Ai u shpall fajtor për sulm seksual, shtrëngim me forcë, zënie fryme, kidnapim si dhe disa akuza tjera.

Juria ishte e pasigurt për akuzat për tentim vrasje, shkruan rtv21.tv.

Gjatë gjykimit të tij, ish e dashura e War Machine, pornostarja Christy Mack bëri një lutje me lot gjykatës, duke thënë se: “E di se kur të dalë nga aty do të më vrasë“.

Edhe War Machine foli gjatë gjykimit të tij, duke thënë se e urren vetën për atë që ka bërë. Ai madje e krahasoi vetën me Aaron Hernandez, dhe i rikujtoi gjykatësit për tentim vetëvrasjen pas arrestimit në vitin 2014.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme