Google ADS

“Lufta” mes Efit dhe Deas, ja kë mbështet Kejvina

11:54 | 3 Prill 2023
E.H

Njëra ndër banoret që u rikthye të shtunën në Big Brother Vip Albania është Efi Dhedhes

Ajo siç duket ka vendosur “të marrë hak” ndaj Deas.

Kujtojmë se kjo e fundit u bë shkak që Efi të dilte pasi Dea e çoi në televotim me Kiarën dhe Luizin.

Që mbrëmjen e djeshme ajo i është kundërvënë Deas duke e sulmuar e duke i thënë se do e nxjerrë jashtë.

Madje, Efi i propozoi të hynë së bashku në tualet që të dalin në televotim, por Dea refuzoi.

Sakaq, Kejvina i ka dalë në krah Deas.

Pa përmendur Efin, apo ndonjë banor tjetër, Kejvina shkruan se Dea meriton finalen, se është treguar qetësi.

“Ke tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo kështu. O të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa cute dhe vajzë me botë je o s’të njeh kush!”– shkruan Kejvina në Instagram./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme