Luana Vjollca ngre temperaturat në bikini të verdha

17:46 | 22 Gusht 2020
A. B.

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, prej vitesh është aktive në skenë dhe tashmë ka fituar fansa gjithandej.

Ajo po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për punën dhe karrierën profesionale, teksa aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Locos”, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja ka filluar pushimet në bregdet, dhe kanë qenë të shpeshta imazhet e ndara në bikini, ajo së fundmi vuri në fokus linjat seksi.

E veshur në bikini të verdha nga ballkoni i hotelit, Luana në fokus kishte vënë gjoksin e saj dhe këmbët e tonifikuara.

Ndryshe, “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos deri më tani ka kaluar shifrën e 2.4 milionë klikimeve në YouTube. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme